Telegrafi

Në pritjen e ëmbël, bashkëshortja e Besnik Qakës publikon një fotografi me barkun e rrumbullakosur (Foto)

Solisti i grupit “NRG Band”, dhe bashkëshortja e tij Lolita Begolli së shpejti presin të bëhen prindër për herë të parë.

Ata kanë zbuluar se në jetën e tyre së shpejti do të vijë një vajzë.

Rrjetet sociale janë dritarja ku çifti në fjalë ndajnë me fansat imazhe dhe detaje nga jeta e tyre.

Ka qenë së fundmi bashkëshortja e Besnikut, Lolita, ajo e cila ka publikuar një fotografi shumë të veçantë në lnstaStory.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ajo ka shfaqur barkun e saj të rrumbullakosur, teksa ka shkruar në mbishkrimin e fotografisë se tashmë është 31 javëshe.

“Pamja ime kur unë shoh poshtë, ku janë këmbët e mija?” (sic.), ka shkruar Lolita.

Fotografia në fjalë ka fituar zemrën e shumë prej ndjekësve të saj. /Telegrafi/