Telegrafi

Në pritje të vendimit për Gruevskin, vendoset gardh metalik para Gjykatës

Nga mbrëmë para Gjykatës Themelore Shkup 1 ka filluar të vendosen gardh metalik. Në rrjetet sociale nga mbrëmë janë bërë tirrje për protestë para gjykatës. Sot duhet shpallet vendimi i gjykatës për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski për lëndën “Tanku”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski do ta dëgjoj për së pari herë vendimin e gjykatës për procedurat e PSP-së, në Gjykatën Themelore Shkupi 1 për lëndën “Tanku” i cili së bashku me ish-ndihmës ministrin e MPB-së, Gjoko Popovski ku gjykohen për blerjen e “mercedesit” luksoz. Në këtë lëndë gjykon gjyqtarja Dobrila Kacarska e cila mbrëmë vetëm se ja shqiptoj dënimin me 9 vite burg dhe masën e paraburgimit të Popovskit për lëndën “Treqind” për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe kompetencave.

Ish-kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Nikolla Gruevski në fjalët përfundimtare për lëndën “Tanku” theksoi se në lëndën është i akuzuar për dëshirë. /Telegrafi/