Site icon Telegrafi

Në pritje të takimit Zaev-Tsipras në Sofje

Në margjina të Samitit BE-Ballkani Perëndimor, që do të mbahet këtë muaj në Sofje, pritet të realizohet një takim tjetër ndërmjet Kryeministrave Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras.

Madje, mediat shpekulojnë se ky takim, që pritet të mbahet më 17 maj, mund të sjell edhe marrëveshjen përfundimtare Maqedoni-Greqi, për çështjen e emrit.

Këtij takimi do t’i paraprij një javë e ngjeshur takimesh dhe bisedimesh, ku do të duhet të hapen çështjet kundërthënëse, parasegjithash korniza e përdorimit të emrit, por edhe kërkesa për ndryshimin e Kushtetutës së Maqedonisë.

Ndryshimi i Kushtetutës do të ishte i vështirë, pasi që duhen dy të tretat e votave, që qeverisja e tanishme nuk i ka.

Përndryshe, kryeministri Zaev deklaroi më herët se një takim tjetër me Tsipras do të thotë se bisedimet janë para përfundimit./Telegrafi/

Exit mobile version