Telegrafi

Në pritje të premierës së Audi ‘A5 Coupe 2017’ (Foto)

Audi ka publikuar planet se më 2 qershor do të japë premierën botërore të modelit të ri A5 Coupe 2017.

Para prezantimit, Audi do të organizojë një spektakël të dritash në të cilin do të marrin pjesë 55 video projektorë. Spektakli do të jetë për të falënderuar punëtorët e Audit që po sjellin në jetë modelin A5.

Sa i përket fuqisë, motorët e Audi A5 Coupe 2017 do të jenë me bazë nga modelet A4 Sedan dhe Avant 2016. Modeli standard pritet të ketë motor 3.0-litërsh V6 TFSI me 354 kuajfuqi. Ndërsa modeli më i fuqishëm, RS5 Coupe do të ketë 480 kuajfuqi.

Pritet që Audi para prezantimit zyrtar të publikojë informatat për modelin e ri.