Telegrafi

Në pritje të nënshkrimit të Ibras për Milanin

Zlatan Ibrahimovic (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Milani është pranë të nënshkrimit me Zlatan Ibrahimovicin për një kontratë njëvjeçare me përfitime prej gjashtë milionë eurosh.

Gjatë të martës, drejtori teknik, Paolo Maldini, konfirmoi se sulmuesi veteran është prioritet i Rossonerëve, të cilët duan t’ia vazhdojnë qëndrimin.

Ndërsa Calciomercato.com raporton se klubi italian e ka rregulluar ofertën, në mënyrë që t’u përshtatet kërkesave të veteranit.

Zlatan Ibrahimovic (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Ibra ka kërkuar 7.5 milionë euro, ndërsa Milani ka ofruar pesë milionë euro plus bonuset që në total arrihet paga prej gjashtë milionë eurosh.

Lexo po ashtu Maldini: Ibra është prioritet i Milanit

Nuk ka ndonjë dallim me shumën totale edhe në ofertën e re, mirëpo gazetat italiane raportojnë se arritja e marrëveshjes me 38-vjeçarin është shumë pranë, pasi janë ndryshuar kushtet e marrëveshjes.

Njoftimi zyrtar pritet të bëhet në ditët në vijim, ashtu që Zlatan do të luajë në San Siro gjatë sezoni 2020/2021. /Telegrafi/