Dy reperët e njohur Getoar Selimi dhe Visar Shala, i njohur si Skivi, do të sjellin së shpejti një bashkëpunim të ri.
“Bisha me dy koka” do të titullohet ky projekt shumë interesant, i cili do të jetë për pak ditë i gatshëm për publikun.
Kështu së paku ka treguar në një prononcim për Telegrafin, reperi Skivi.
“Projekti i ri është në përfundim e sipër. “Bisha me dy koka” është një projekt nga Geti, në të cilin unë jam mysafir në këngë. Muzika është realizuar në studion e Babastars, ndërsa tekstin e kemi shkruar vet”, tha Skivi për Telegrafin.
Në vazhdimin e bisedës, reperi zbuloi se bashkëpunimi do të jetë vërtet interesant, duke mos dashur të zbulojë edhe më shumë detaje para publikimit.
“Është në tërësi një projekt i padëgjuar më herët si brenda, ashtu edhe jashtë Babastars, xhirimet e klipit kanë përfunduar dhe pritet vetëm finalizimi i tij. Shpresoj se do të mirëpritet nga publiku”, përfundoi Skivi për Telegrafin.
Ndërkohë, dyshja në fjalë kanë ndarë me fansat në rrjetet sociale një fotografi, e cila shfaq një krijesë të çuditshme me dy emblema, që mesa duket do të jetë simboli i projektit të tyre të ri. /Telegrafi/