Barcelona e ka kompletuar transferimin e ish-mesfushorit të Tottenham Hotspur, Paulinho – raporton Daily Mail.
Sipas gazetës angleze, katalunasit janë pajtuar ta paguajnë klauzolën e tij që e ka në kontratën me Guangzhou Evergrande.
Kjo do të thotë se Blaugranët do të paguajnë 40 milionë euro për brazilianin.
Sidoqoftë, Barca akoma nuk ka publikuar ndonjë komunikatë që konfirmon transferimin e lojtarit.
Ndërkaq, Globo raporton se klubi kinez e ka lejuar Paulinhon që të arrijë marrëveshje personale me klubin spanjoll, ndërsa sipas ESPN, marrëveshja tashmë është arritur. /Telegrafi/