Telegrafi

Në pritje të duetit të radhës nga Dhurata dhe Azet

Azet dhe Dhurata Dora (Foto: Instagram/dhuratadora)

Dy këngëtarët shqiptarë që i kanë kaluar kufijtë sa i përket suksesit të muzikës së tyre, Dhurata Dora dhe Azet, janë duke ardhur me bashkëpunim të ri.

Dueti titullohet “Fajet” dhe do të lansohet sonte (e enjte) në orën 23:59. Kështu kanë bërë të ditur dy protagonistët përmes postimeve në profilet e tyre në rrjetet sociale.

Pritet që edhe realizimi i ri muzikor të pëlqehet nga fansat e muzikës së tyre, edhe ata shqiptarë edhe ata joshqiptarë.

“Lass Los” ishte bashkëpunimi i mëparshëm i dy këngëtarëve, videoklipi i të cilit u lansua në muajin shkurt.

Lexo po ashtu Dhurata Dora së shpejti duet me Azet, publikon sekuenca nga klipi që po xhirohet në Spanjë

Videoja muzikore e duetit të parë të tyre deri më tani është shikuar mbi 17 milionë herë në YouTube. /Telegrafi/