Hip hop superylli, Gjiko, ka vazhduar angazhimet e tij profesionale me një turne promovues në gjithë Kosovën.
Ai bashkë me Golden Eagle kanë një marrëveshje profesionale e cila e sheh reperin të promvojë produktet e brendit më të njohur të pijeve energjike.
Gjiko ka qëndruar në Suharekë dhe në Prizren në fillim të këtij turneu dhe pritja për të ka qenë e jashtëzakonshme.
Në imazhet e reja të publikuara shihet se si reperi mezi arrin të kalojë nëpër turmë që kërkon foto dhe autografe prej tij.
Po ashtu, shihet se masa e madhe e fansave kanë bllokuar supermarketin në Prizren, që e bën atë artistin e parë të cilit i ndodh një gjë e tillë.
Hip hop ylli shqiptar po shijon suksesin me mixtape “Energjiko”.
“Lutem Lutem”, “Maybach me shofer” dhe “Kan Inat” janë disa prej këngëve më të pëlqyera të këtij mixtape. /Telegrafi/