Site icon Telegrafi

Në Prishtinë së shpejti do të ndërtohet biblioteka dhe memoriali “Ibrahim Rugova”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar që së shpejti në kryeqytet do të ndërtohet biblioteka dhe memoriali “Ibrahim Rugova”.

Rama ka shkruar se veprat e Ibrahim Rugovës janë themeli i lirisë dhe dinjitetit tonë kombëtar, transmeton Telegrafi.

“Biblioteka dhe Memoriali “Ibrahim Rugova”. Jam thellësisht krenar që në kryeqytet do të ndërtojmë Bibliotekën dhe Memorialin “Ibrahim Rugova”, një homazh i përjetshëm për njeriun që na udhëhoqi drejt lirisë. Veprat e Ibrahim Rugovës janë themeli i lirisë dhe dinjitetit tonë kombëtar”, ka theksuar ai.

Tutje, Rama ka shtuar se Rugova, ishte më shumë se një lider – ishte simbol i vizionit, urtësisë dhe sakrificës për të ardhmen tonë.

/Telegrafi/

Exit mobile version