Reduktimet e energjisë elektrike nga KEDS, janë duke shkaktuar tollovi edhe në komunikacion.
Për shkak të ndaljes dyorëshe të rrymës, semaforët në lagje të caktuara nuk kanë funksionuar, dhe kështu ka acaruar edhe shoferët.
Tek Menza e Studentëve në Prishtinë, ngasesit e veturave të pakënaqur me bllokimin e rrugës, përdornin borinë.
Ndryshe, kompania për Distribuim të Energjisë Elektrike, ka bërë të ditur se gjatë ditëve të fundit, sistemi elektroenergjetik i vendit është mbingarkuar tej mase.
Sipas KEDS-it, do të fillohet me kufizime të energjisë elektrike, të cilat pritet të janë rreth dy orë dhe do të prekin të gjithë konsumatorët në kohë të ndryshme./Telegrafi/