Tashmë stina e vjeshtës ka arritur, dhe bashkë me të edhe moti i ftohtë.
Mbrëmë (e enjte) qytetarët e Prishtinës kanë shijuar borën e parë, e cila paralajmëron ardhjen e ditëve të ftohta për këtë vit.
Në Kosovë po bën vërtetë ftohtë, por disa prej këngëtarëve shqiptarë nuk po e ndjejnë fare të ftohtin, sepse kanë udhëtuar jashtë vendit.
Ndonëse anagazhimet e mëdha gjatë verës nuk po i lejojnë të kryejnë pushimet ashtu siç duhet, ata po e shfrytëzojnë stinën e tretë të dimrit për t’i kompenzuar pushimet e humbura.
Etno Engjujt, Dren Abazi e Ledina Çelo janë vetëm disa prej figurave të njohura publike të cilat kanë marrë drejtimin për në viset e nxehta.
Genc Preluvkaj dhe Milot Hasangjekaj kanë publikuar disa fotografi në rrjetet sociale ku shfaqen në pushimet e tyre në Miami Beach, gjersa para pak kohe ata ishin në New York për të mbajtur disa koncerte.
Edhe këngëtari Dren Abazi është larguar për në vendin e largët Rio De Janiero, ku është bërë këngëtari i parë shqiptar që mban koncert atje.
Ai ka shfrytëzuar ditët e nxehta dhe motin e mirë për të bërë disa ditë plazh atje. Në foto e publikuara në Instagram, Dreni shfaqet me rroba banje teksa shijon detin në motin e nxehtë.
Këngëtarja Ledina Çelo bashkë me familjen e saj ka marrë rrugën drejt Duabit, ku është duke kaluar pushimet.
Ajo ka publikuar në llogarinë personale në Instagram disa fotografi, ku shfaqet me fëmijët e saj duke shijuar notimin në det, gjersa nësy bie edhe trupi i saj seksi me bikini.
Jo vetëm këta këngëtarë po shijojnë pushime. Shumë emra nga estrada nuk gjendet ditëve të fundit në Kosovë.
Kida dhe Mozzik kanë shkuar në Amerikë, Anxhelina Hadërgjonaj në Hollandë, e ndërsa Capital T ka marrë rrugën drejt Suedisë.
Mesa duket pas të ardhurave mjaft të majme nga sezona verore e suksesshme, këngëtarët po gjejnë vendin e duhur për të shpenzuar dhe për t’i shijuar fitimet e tyre. /Telegrafi/