Site icon Telegrafi

Një person vdes në Prishtinë derisa ishte duke falur kohën e Akshamit

Foto: Ilustrim

Një person në Prishtinë ka ndërruar jetë derisa ishte duke u falur në kohën e akshamit.

Familjarët e Afrim Jasharit, kanë njoftuar se i ndjeri ka ndërruar jetë derisa ishte duke u falur.

“Familjar dhe miq, sonte në namaz të akshamit në reqatin e parë ia dorëzoi shpirtin Krijuesit të tij, xhaxhai im, Afrim Ramadani Jashari”, thuhet në njoftimin e një familjari, të bërë në Facebook.

I ndjeri do të varroset më 16 shtator në ora 17:00, në varrezat e fshatit Bellopoj të Podujevës. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version