Site icon Telegrafi

Në Prishtinë mbyllen 6 lokale, ushtronin veprimtari të kundërligjshme

Policia e Kosovës bëri të ditur se mbrëmë, në bashkëpunim me inspektorët komunalë në Prishtinë, në funksion të parandalimit dhe luftimit të dukurive negative në vend e në veçanti luftimit veprave penale dhe të trafikimit me njerëz, ka bërë kontrollimin e disa lokaleve në disa lokacione në Prishtinë.

Operacioni policor është zhvilluar në orët e vona në 6 lokacione të Prishtinës, në lagjet ‘Ulpiana’ dhe ‘Dardani’, ku dyshohej se po ushtrohen veprimtari të kundërligjshme.

Siç bëhet e ditur në njoftim, ky operacion policor është realizuar së bashku edhe me inspektorët komunalë, të cilët kanë vërejtur parregullsi në aspektin e dokumentacionit si dhe të sanitarisë, ku me këtë rast të gjitha këto lokale janë mbyllur. /Telegrafi/

Foto: Ilustrim

Exit mobile version