Site icon Telegrafi

Në Prishtinë gjendet një person i vdekur – ishte i shtrirë në rrugë

Një 57-vjeçar është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e së mërkurës në bulevardin “Bill Klinton” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, Agron Borovci, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prishtinës.

“Rreth orës 18:15, është raportuar për një person të shtrirë në tokë në bulevardin ‘Bill Klinton’ në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se personi, mashkull, rreth 57 vjeç, është pa shenja jete”, tha Borovci.

Ai shtoi se Policia ka nisur një hetim mbi vdekjen me qëllim zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin. /Telegrafi/

Exit mobile version