Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën në ora 22:00, një femër nga Prishtina ka njoftuar se djali i saj, e ka kanosur atë dhe ia ka vjedhur kartelën e bankës, nga ku ka tërhequr 50 euro.
Në raport thuhet se pas intervistimit me vendimin e prokurorit i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes. /Telegrafi/