Site icon Telegrafi

Në prezencën e rrethit të ngushtë të familjes mbretërore, varroset Mbretëresha Elizabeth II

Në rrethin e ngushtë të familjes mbretërore, është varrosur Mbretëresha Elizabeth II e cila ndërroi jetë më 8 shtator në moshën 96-vjeçare.

Miliona njerëz në Londër dhe në mbarë botën, sot i dhanë lamtumirën e fundit Mbretëreshës Elizabeth, e cila ishte prej dekadash në krye të monarkisë, transmeton Telegrafi.

Politikanë dhe figura tjera publike u mblodhën sot në ora 11 në Westminster, ku është mbajtur ceremonia përkujtimore për Mbretëreshën.

Aty morën pjesë rreth 2 mijë zyrtarë, e britanikët e ndoqën këtë ngjarje përmes ekraneve televizive që ishin vendosur nëpër parqe, rrugë dhe kinematë e Londrës që e transmetonin direkt.

E pasi është lëvizur arkivoli i Mbretëreshës nga Westminster, rrugëtimin e vazhdoi përmes Welling Arch nga ku u nis për në “banesën” e fundit – pra në varrezat mbretërore në Winsdor.

Aty arkivoli u fut në kapelën e Mbretit George VI, afër bashkëshortit të ndjerë – Princit Philip.

Rreth 800 mysafirë e përcollën deri në kapelë, nga ku Dekani i Winsdori mbajti meshën.

E diku pas orës 20:00, në rrethin e ngushtë të familjes mbretërore – larg kamerave të mediave është varrosur mbretëresha.

Pra të pranishëm ishin vetëm anëtarët e rrethit të ngushtë të familjes, të cilët e konsiderojnë si një ceremoni private. /Telegrafi/

Exit mobile version