Telegrafi

Në Prespë sot votojnë 67 persona të sëmurë

 

Gjashtëdhjetë e shtatë persona të moshuar, të sëmurë dhe të pafuqishëm në 33 vendvotime sot në Prespë realizojnë të drejtën e votimit për rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Kryetari i Komisionit Zgjedhor, Kiril Tanski për AIM njoftoi se gjithçka është përgatitur për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe se 16.649 banorë do të kenë të drejtën e votës në 50 vendvotime.

“Materiali zgjedhor është shpërndarë dhe jemi të gatshëm për ditë e nesërme. Të gjitha vendvotimet do të hapen në orën 07:00. Tani për tani s’ka asnjë problem, në një ditë të qetë zgjedhor edhe nesër”, tha Tanski./Telegrafi/