Telegrafi

Në prapaskenat e klipit “Distanca” – Si u xhirua klipi që i solli për herë të parë bashkë Gjikon dhe Elitën në një këngë

Reperi i njohur, Gjiko, ka pblikuar së fundmi projektin e tij më të ri muzikor “Distanca”.

Kënga është pritur shumë mirë nga publiku, pasi në vetëm dy ditë pas publikimit, ka arritur të marrë mbi një milion klikime në kanalin YouTube.

Klipi i këngës është mjaft i veçantë, pasi për herë të parë pjesë e tij, është edhe bashkëshortja e reperit, prezantuesja Elita Rudi.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Në një nga skenat e klipit, çifti shfaqen mjaft të dashuruar në shtrat, teksa Gjiko përkëdhel me duar barkun e rrumbullakosur të Elitës.

Ndërkohë, në një skenë tjetër, Gjiko ka treguar anën e tij “t rrezikshme”, kinse qëllon veten me armë, duke dashur t’i japë fund jetës së tij.

Sigurisht që e gjitha kjo ka qenë një skenë e improvizuar, por e realizuar me mjeshtri nga reperi dhe stafi teknik.

Pamje nga prapaskenat e xhirimeve të klipit “Distanca”:

Telegrafi është gjendur në prapaskenat e xhirimeve të klipit “Distanca”, dhe ju sjellim në vazhdim disa imazhe, për të parë se çfarë ndodhë vërtetë në prapaskenat e një klipi, siç është ai “Distanca” i reperit Gjiko.

Për anën vizuale të projektit është kujdesur produksioni i njohur kosovar, Entermedia. /Telegrafi/