Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, të enjten është takuar me Jens Plotner, këshilltarin e kancelarit gjerman, Olaf Scholz.
Po ashtu, Lajçak ka pasur takim edhe Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë.
Siç ka njoftuar emisari, temë kryesore e këtyre takimeve ishte dialogu dhe rruga përpara takimit të 14 shtatorit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“Sot pata diskutime të rëndësishme në Kancelarinë dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë për gjendjen e lojës në Dialog dhe rrugën përpara takimit të javës së ardhshme. U fokusuam në nevojën për progres në zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit”.
“Mirënjohës ndaj Gjermanisë për mbështetjen e fuqishme”, ka shkruar Lajçak në Twitter, ku ka publikuar edhe një fotografi nga takimi me Plotner.
Had important discussions at Chancellery and @GermanyDiplo today about the state of play in the Dialogue and the way forward ahead of next week’s meeting. Focused on the need for progress on implementing the Agreement on the Path to Normalisation. Grateful for strong ?? support. pic.twitter.com/Cn0jA2FAgq
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) September 7, 2023
Takimi i radhës mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq do të zhvillohet me 14 shtator, ka ka konfirmuar ditë më parë Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, gjatë një konference për shtyp të mbajtur në Spanjë.
Kurti dhe Vuçiq janë takuar për herë të fundit më 2 maj – nëntë ditë pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme në veri të Kosovës, të cilat janë bojkotuar nga popullata lokale serbe. Nga ajo kohë, mes dy vendeve ka pasur një sërë tensionesh dhe krizash. /Telegrafi/