Site icon Telegrafi

Në prag të samitit, Kim Jong-un merr një letër nga Donald Trump

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ka shprehur “kënaqësi të madhe” pasi mori një letër nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar agjencia shtetërore KCNA.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Kim tanimë është duke u marrë me “përgatitjet teknike” për një takim me Trump, i planifikuar për në fund të shkurtit.

Lexo po ashtu Shtëpia e Bardhë thuhet se ka zgjedhur Vietnamin për samitin e ardhshëm Trump-Kim Jong Un

Siç thuhet tutje, letra u dërgua te Kim nga bashkëpunëtori i tij i ngushtë Kim Jong Chol, i cili u takua javën e kaluar me Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Të dy vendet po punojnë për një marrëveshje mbi denuklearizimin e Koresë së Veriut, në mënyrë që të përfundojë armiqësia disa vjeçare.

Udhëheqësit e SHBA dhe të Koresë së Veriut u takuan për herë të parë në Singapor qershorin e kaluar. Pastaj ata nënshkruan një dokument në të cilin Kim ishte angazhuar për “denuklearizimin e gadishullit Korean”. /Telegrafi/

Exit mobile version