Site icon Telegrafi

Në prag të Met Gala 2023 – Rita Ora në formë të mrekullueshme në kostumin e realizuar nga Karl Lagerfeld

Kanë mbetur edhe pak orë deri në ceremoninë prestigjioze, Met Gala 2023.

“Karl Lagerfeld: A Line of Beauty” është tema e këtij viti në nder të stilistit të ndjerë, Karl Lagerfeld, i cili ndërroi jetë në vitin 2019.

Përpara eventit madhështor, disa nga yjet kanë marrë pjesë në një darkë të organizuar nga Anna Wintour në New York.

Foto: Instagram

Veç kësaj, në event ndër vitesh kanë marrë pjesë edhe këngëtaret shqiptare me famë botërore si Rita Ora, Dua Lipa e Bebe Rexha.

Lexo po ashtu Rihanna shfaqet e veçantë me një dukje nga Karl Lagerfeld në daljen përpara Met Gala 2023

Rita ka shpërndarë disa fotografi të realizuara më parë me një fustan të punuar nga kreatori Karl Lagerfeld.

Foto: Instagram

“Në kujtim të Karlit, më duhej të ktheja këtë kostum të personalizuar që ai më bëri për një shfaqje të Chanel që isha me të në Monaco në vitin 2016. Shihemi nesër”, shtoi ajo.

Bëhet fjalë për një kostum unik të shkurtër të bardhë, të zi dhe me një pjesë rozë.

Foto: Instagram

Pamjen e kompletoi me një pallto të gjerë po ashtu rozë e take të zeza me platformë. /Telegrafi/

Exit mobile version