Site icon Telegrafi

Në prag të martesës, Afërdita Dreshaj merr një dhuratë shumë të nevojshme për atë ditë (Foto)

Modelja e njohur Afërdita Dreshaj gjatë dhjetorit të vitit 2017 zyrtarizoi fejesën e saj me hokeistin çek, Jakub Kindl.

Dyshja e njohur u fejuan në majë të një hoteli në Pragë, ndërsa propozimi romantik për martesë i Jakubit bëri shumë bujë në mediat sociale.

Tani që ata janë fejuar, në prag është martesa, dhe duket se dyshja po bëhen gati për një hap të tillë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Dreshaj ka publikuar së fundmi në InstaStory një fotografi të një “dhurate” interesante që mori nga një mike e saj.

Ajo i kishte dhuruar disa tableta anti-stres, për t’i marrë me qetësi përgatitjet për martesë.

“Hidhe një të tillë në pijen tënde kur planifikimi i martesës të të stresojë”, i kishte shkruar mikja e saj në këto tableta, të cilat janë tërësisht natyrale. /Telegrafi/

Exit mobile version