Sot, rreth orës 03:15 të mëngjesit është djegur tërësisht Fabrika për përpunimin e drurit “Valtoni Com”, në Podujevë.
Dyshohet se rryma elektrike është shkaktar i zjarrit, që ka djegur në tërësi fabrikën, kurse për fat të mirë nuk ka pasoja në njerëz. Kështu i ka thënë Telegrafit, Arton Sheqiri, djalë i pronarit të fabrikës, Ismet Sheqiri.
“Hetuesit që kanë dalë në vend të ngjarjes kanë konstatuar se zjarri në fabrikë është shkaktuar nga punët jo cilësore në rrjetin elektrik, që janë duke u kryer nga KEDS-i”, ka thënë Sheqiri, duke potencuar se vlera e dëmit është e lartë. /Telegrafi/