Telegrafi

​Në Podujevë aktivizohet Qendra operative lokale emergjente

Shtabi Emergjent i Komunës së Podujevës për veprime dhe masa parandaluese e mbrojtëse nga COVID-19, në takimin e sotëm e ka vlerësuar gjendjen epidemiologjike në komunë dhe masat që duhet ndërmarrë pas vendimeve të Ministrisë së Shëndetësisë.

Në takimin e kryesuar nga nënkryetari i Komunës, Nexhmi Rudari, është konstatuar se aktualisht në Podujevë nuk ka persona të prekur me koronavirus.

Gjatë takimit u tha se kompania e angazhuar nga komuna po vazhdon me dezinfektimin hapësirave publike në qytet dhe objektet e institucioneve shëndetësore e administrative, si dhe hapësirat te familjet ku kishim rastet me persona të infektuar me COVID-19.

Në këtë takim u vendos të aktivizohet Qendra operative lokale emergjente, e cila do të trajtojë kërkesat e qytetarëve në situatën aktuale të emergjencës shëndetësore.

Nënkryetari Rudari kërkoi që gjatë kësaj periudhe t’i kus htohet rëndësi respektimit të rekomandimeve të institucioneve shëndetësore për aplikimin e masave mbrojtëse nga punëtorët e marketeve dhe dyqaneve ushqimore, furrave të bukës dhe të institucioneve që ofrojnë shërbime të ndryshme, si dhe respektimit të distancës sociale nga qytetarët.