Site icon Telegrafi

Në pjesët qendrore të Stambollit, më shumë se 3.500 ndërtesa rrezikohen nga shembja

Vlerësohet se 3.500 ndërtesa në pjesët qendrore të Stambollit rrezikohen nga shembja. Kjo është arsyeja pse ato duhet të rinovohen ose të prishen në mënyrë adekuate.

Bëhet fjalë për një vlerësim të historianit të artit, Suleyman Faruk Goncuoglu, e fjala është për ndërtesa që ndodhen në lagjet e Stambollit, Karakoy, Eminonu, Uskudar, Besiktas dhe Kadikoy, transmeton Telegrafi.

Diskutimi për këtë problem filloi pas shembjes së një ndërtese pesëkatëshe në lagjen Beyoglu më 6 prill. Frika nga shembja është edhe më e madhe për shkak të rrezikut të tërmeteve.

Goncuoglu deklaroi për Agjencinë Anadolia (AA) se ndërtesat me rëndësi historike, duhet të restaurohen ose të prishen dhe më pas të rindërtohen.

Ai vuri në dukje se ato nuk janë aq të forta për t’i bërë ballë tërmeteve. Bëri thirrje për miratimin e rregulloreve për ta trajtuar këtë çështje.

Ai theksoi se disa prej objekteve kanë një numër të madh të pronarëve si sfidë për renovimin. Ai beson se kjo është një nga arsyet pse ata dështojnë. Arkitekti Serkan Akin tregoi se është e pamundur të vihet në kontakt me pronarë individualë.

Vuri në dukje se shumë objekte janë trashëgimi kulturore dhe janë braktisur për shkak të kërkesës së pronarëve për të ndërtuar një objekt të ri, por ende nuk u është dhënë leja për ta bërë këtë.

Si masë paraprake lejohet prishja e objektit, por nëse është pasuri kulturore duhet të dokumentohet para shembjes. Pra, problemi lind kur ndërtesat shpallen pasuri kulturore, e pronarët nuk bëjnë asgjë, shkruan gazeta Daily Sabah. /Telegrafi/

 

Exit mobile version