Site icon Telegrafi

Në pjesën e pasme të motoçikletës e barti një tjetër të dëmtuar, së bashku me motoçiklistin (Video)

Kishte mbetur në mes të një rruge në Filipine, për shkak se iu dëmtua motoçikleta, por u ndihmua nga shoku që e hipi në pjesën e pasme, bashkë me mjetin.

Pa helmeta dhe me papuçe, ata qeshnin dhe ia bënin me dorë udhëtarëve që ndodheshin në veturën që u kaloi pranë, transmeton Telegrafi.

“Kurrë në jetë nuk kam parë diçka të tillë, filipinasit e çmendur që nuk ia kanë frikën askujt”, është përshkrimi i videos.

Më këtë rast, kërkohet që të mos imitohet një veprim i tillë, sepse pasojat mund të jenë të paparashikueshme. /Telegrafi/

https://youtu.be/BZ1ouXemAEg

Exit mobile version