Telegrafi

Në pishinën e Norës dhe Robertit, aty ku çifti shijojnë relaksin bashkë me Renenë (Foto)

Këngëtarja Nora Istrefi dhe Robert Berisha janë ndër çiftet më të dashur ër publikun.

Me Renenë në krah çifti ndjehen më të kompletuar se kurrë.

Lexo po ashtu Mëngjeset e ëmbla! Nora Istrefi publikon fotografi nga shtrati me Renenë dhe Robertin (Foto)

Tash e një kohë ata janë shpërngulur në shtëpinë e tyre të re, në lagjen “Marigona Rezidence”.

Shtëpia e tyre është e kompletuar me gjithçka, dhe nuk mungojnë as këndet e veçanta për argëtim.

Nora së fundmi përmes disa fotografive të publikuara në rrjetet sociale, i ka prezantuar fansat me disa nga ambientet oborrit të shtëpisë së saj.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Aty nuk mungon gjelbërimi, këndi për pushim dhe një pishinë e madhe, të cilën familja Berisha e shfrytëzojnë gjatë verës.

Në disa prej imazhe,e Nora dhe Roberti shfaqen duke u larë në pishinë bashkë me Renenë, në ambientin e tyre të mrekullueshëm. /Telegrafi/