Këngëtarja Nora Istrefi dhe Robert Berisha janë ndër çiftet më të dashur ër publikun.
Me Renenë në krah çifti ndjehen më të kompletuar se kurrë.
Tash e një kohë ata janë shpërngulur në shtëpinë e tyre të re, në lagjen “Marigona Rezidence”.
Shtëpia e tyre është e kompletuar me gjithçka, dhe nuk mungojnë as këndet e veçanta për argëtim.
Nora së fundmi përmes disa fotografive të publikuara në rrjetet sociale, i ka prezantuar fansat me disa nga ambientet oborrit të shtëpisë së saj.
Aty nuk mungon gjelbërimi, këndi për pushim dhe një pishinë e madhe, të cilën familja Berisha e shfrytëzojnë gjatë verës.
Në disa prej imazhe,e Nora dhe Roberti shfaqen duke u larë në pishinë bashkë me Renenë, në ambientin e tyre të mrekullueshëm. /Telegrafi/