Policia e Kosovës ka parandaluar sot një rast të kontrabandës në pikë kalimin kufitar Hani i Elezit, ku thuhet se janë gjetur të fshehura dhe të padeklaruara 580 gramë ar.
Në njoftimin e Policisë thuhet se autoritetet kufitare nga rajoni i Lindjes pas pranimit të informacioneve relevante se një person i dyshuar (A.M.) shtetas i Republikës së Maqedonisë-veri,është duke futur ari dhe argjend në Republikën e Kosovës pa e deklaruar atë tek autoritetet doganore ka ndërmarrë veprime të menjëhershme për identifikimin dhe ndalimin e tij.
“Personi i dyshuar i lartcekur me iniciale me automjetin e tipit audi Q5, ngjyrë hiri, me datë 07.09.2022, është ndaluar nga Policia duke hyrë në Republikën e Kosovës përmes pikë kalimit kufitar Hani i Elezit dhe gjatë kontrollit të vijës së dytë së bashku me zyrtarët doganor, në anën e majtë mbrapa në bagazh, te sirtari i pajisjeve janë gjetur të fshehura dhe të padeklaruara një sasi e arit prej (580 gram)”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.
Tutje, sipas Policisë, ari i fshehur, i padeklaruar, është konfiskuar nga ana e Doganës së Kosovës, e cila po merret me procedura të mëtejme. /Telegrafi/