Site icon Telegrafi

Në pikë të ditës të maskuar dhe nën kërcënimin e armës vjedhin para në një institucion mikrofinanciar në Prishtinë

Foto: Ilustrim

Dy persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës sot rreth orës 13:20 kanë marrë një shumë parash në një institucion mikrofinanciar në rrugën “Agim Ramadani”, në Prishtinë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, po kryhen veprimet e nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit si dhe identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar.

“Sot rreth orës 13:20 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një institucion mikrofinanciar në rrugën ‘Agim Ramadani’, në Prishtinë.

Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se dy persona të dyshuar nën kërcënim të armës kanë grabitur një shumë parash.

Policia po kryen veprimet e nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit si dhe identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar”, ka thënë Ahmeti. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version