Telegrafi

Në përvjetorin e gjashtë të martesës, Lyrical Son me dedikim për bashkëshorten e tij

Lyrical Son dhe bashkëshortja e tij (Foto: Instagram)

Festim Arifi apo siç njihet me emrin e artit, Lyrical Son, gëzon suksese të shumta në karrierën e tij.

Dhe pos kësaj, ai tash e disa vite ka ndërtuar një jetë të mirë personale duke qenë se tashmë është i martuar dhe ka dy vajza.

Pikërisht ditën e sotme (e mërkurë), ai përmes rrjeteve sociale ka treguar se feston përvjetorin e gjashtë të martesës.

Lyrical Son dhe bashkëshortja e tij festojnë gjashtë vjetorin e martesës (Foto: Instagram)

Krijuesi i hitit “Po pritoj” ka ndarë një fotografi të përbashkët me partneren e tij në InstaStory, duke uruar që të festojnë edhe shumë vite së bashku.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Lyrical Son

“Urime 6 vjet martesë zemër, ishalla gjithmonë bashkë e me shëndet”, ka shkruar ai.

Të njëjtit vazhdojnë të jetojnë mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sa i përket anës profesionale, Lyrical Son javë më parë solli projektin e ri “Ajo po don” në bashkëpunim me MC Kreshën. /Telegrafi/