Këngëtari i njohur shqiptar, Ermal Fejzullahu, ka festuar sot (e premte) ditëlindjen e tij të 31-të.
Me këtë rast, ai ka marrë plot urime nga miqtë, kolegët dhe familjarët e tij.
Ndërkohë, ai vendosi që në një ditë si kjo, të kujtojë veten e tij në të kaluarën duke publikuar një fotografi të rrallë nga fëmijëria.
Bëhet fjalë për një imazh kur ai ishte shumë i vogël, i veshur me rroba të dimrit teksa shkruante “31” në mbishkrimin e fotografisë.
Përbri fotografisë, Fejzullahu ka marrë urime të shumta nga kolegët dhe ndjekësit e tij të shumtë.
Një urim tejet të veçantë në këtë ditë, këngëtari e mori edhe nga bashkëshortja e tij, Ariana, e cila do të sjellë së shpejti në jetë fëmijën e tyre të katërt.
“Faleminderit për çdo sekond të jetës që më bën të jem e lumtur që jam pranë teje. Të paça gjithmonë afër…Të dua”, ka shkruar Ariana në Instagram. /Telegrafi/