Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, feston sot (e hënë) ditëlindjen.
E lindur më 22 gusht të vitit 1995 në Londër, ajo ka mbushur plot 27 vite jetë.
Në vitin 2008, familja e saj është zhvendosur në Kosovë pas pavarësisë së vendit, por në moshën 15-vjeçare, Dua vendosi të kthehet në Londër dhe jetonte me miqtë e saj.
Dhe tani ylli ka korrë suksese të shumta në tregun ndërkombëtar, me projekte e bashkëpunime që kanë shënuar arritje të mëdha.
Derisa ndodhet në kulmin e karrierës, zeshkania thekson se është e lumtur për gjithë këto vite.
“27 ndjehet sikur parajsë. Faleminderit për urimet e ditëlindjes”, ka shkruar ajo në postimin e fundit.
Bëhet fjalë për disa fotografi të reja për të shënuar këtë ditëlindje, ku shfaqet e mrekullueshme me bikini duke vënë në pah linjat trupore.
Krijuesja e hitit “Levitating” këtë kohë ka qenë duke qëndruar në trojet shqiptare për shkak të “Sunny Hill”. /Telegrafi/