Site icon Telegrafi

Në përvjetorin e 13-të të Pavarësisë së Kosovës, Ilir Shaqiri publikon këngën e re “Kosovë lule në çdo plagë” me Rina Ramadanin

Foto: Ilir Shaqiri/YouTube

Kosova sot (e mërkurë), feston 13-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Me këtë rast, shumë nga artistët dhe figurat me nam ndërkombëtar kanë uruar shqiptarët e Kosovës për këtë ditë të veçantë.

Ndërkohë, kjo është një ditë e shënuar për të publikuar projekte muzikore edhe për ata që realizojnë këngë me motive patriotike.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

I tillë është rasti i këngëtarit Ilir Shaqiri dhe këngëtares Rina Ramadani.

Foto: Ilir Shaqiri/YouTube

Dyshja në fjalë kanë vendosur që si dhuratë për publikun në 13-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, të publikojnë këngën e tyre më të re me titull “Kosovë lule në çdo plagë”.

Teksti dhe muzika janë realizuar nga Avni Qahili, ndërsa për orkestrimin është kujdesur Ebrar Mazhar.

Kënga është vizualizuar edhe me një klip, i cili vë në pah peisazhet dhe lokacionet më unike të territorit shqiptar. /Telegrafi/

Exit mobile version