Site icon Telegrafi

Në përvjetorin e tretë të lidhjes, Donaldi i bën një dhuratë të veçantë Bora Zemanit nga shtëpia e Big Brother VIP

Historia e tyre e dashurisë u bën pjesë e spektaklit Big Brother VIP, që kur aktori Donald Veshaj tregoi se pavarësisht që ishin të ndarë ai ishte ende i dashuruar në moderatoren, Bora Zemani, me të cilën ishte në lidhje prej vitesh.

Pas kësaj, Bora hyri në shtëpi për tu përballur me Donaldin, e  të cilët dhuruan shumë emocione në skenën romantike që bëri për vete publikun dhe u komentua pafund.

Ndërkohë, në spektaklin javor që u mbajt mbrëmë (e premte), ishte një datë e rëndësishme për çiftin, kjo sepse ata kishin përvjetorin e tretë të lidhjes.

Foto: Top Channel

Me insistimin e prezantueses, Arbana Osmani, aktori tha se kjo ditë ishte e rëndësishme për të dhe madje ai i bëri një dhuratë të veçantë Borës.

Donaldi i kishte përgatitur dhuratë një qafore të cilën e vendosi në një kuti me ëmbëlsira dhe e hodhi përtej mureve të shtëpisë, që më vonë t’i dorëzohej Borës.

Foto: Top Channel

“Sot para tri vitesh, me datë 5, unë jam lidhur me Borën”, ka thënë Donaldi.

Ndryshe, kujtojmë që mbrëmë nga shtëpia është larguar Ardit Çuni, ndërsa kanë hyrë dy banorë të rinj, dy DJ nga Kosova, DJ PM dhe DJ Dagz. /Telegrafi/

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

 

Exit mobile version