Pamje të rënda kanë ardhur nga Përmeti, ku një shqiponjë është lidhur në një portë, me qëllim për t’u balsamosur e gjallë.
Rasti ka ndodhur në fshatin Buhal ndërsa njoftimin në polici e bëri S. L.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, specialistët e Agjencisë së Zonave të Mbrojtura dhe një veteriner, i shkuan në ndihmë shpendit të keqtrajtuar.
Shqiponja po merr ndihmë të specializuar mjekësore nga veterineri.
Vijon puna për identifikimin e shtetasit që ka plagosur dhe ka lidhur shpendin, në një portë, me qëllim balsamosjen të gjallë.
Ky nuk është rasti i parë kur kafshë të ndryshme keqtrajtohen, por rasti i Bualit në Përmet është dhe më i dhimbshëm, për shkak se keqtrajtohet shpendi që lidhet me identitetin kombëtar.