Ajo vazhdon të jetë njëra prej personazheve më të përfolura në showbizin shqiptar dhe jo më kot.
Fjala është për modelen dhe prezantuesen nga Shqipëria, Kejvina Kthella, e cila sigurohet të rrëmbejë vëmendje sa herë që publikon në rrjetet sociale.
E tillë shfaqet edhe në fotografitë e fundit që ka ndarë në llogarinë e saj, Instagram, derisa në këtë rrjet numëron 542 mijë ndjekës.
Ajo vjen në top-formë në pozat para pasqyrës me tuta sportive ngjyrë gri, e cila në fokus ka vënë asetet e bujshme trupore.
Të shumta kanë qenë reagimet pozitive në hapësirën për komente, edhe pse imazhet janë publikuar vetëm pak orë më parë.
Ylli shqiptar tash e një kohë është larguar nga Shqipëria, për t’i vazhduar aktivitetet prej modeleje në Itali.
Kthella përndryshe arriti famë të madhe në emisionin e komedianit Ermal Mamaqi “Xing me Ermalin”, e më pas u bë pjesë edhe e “Dance With Me”. /Telegrafi/