Telegrafi

Në përgatitje të albumit “Dafinë Moj” – Dafina Zeqiri sjell imazhe nga studio muzikore me Elinel, Tunën dhe producentin Rzon

Këngëtarja shqiptare, Dafina Zeqiri, prej kohësh ka nisur përgatitjet e albumit të ri të quajtur “Dafinë Moj”.

Derisa tashmë ka prezantuar titujt e projekteve të reja, ajo sot (e martë) ka azhurnuar fansat me të tjera postime nga prapaskenat e albumit.

Ylli i muzikës shqiptare ka ndarë disa pamje nga studioja muzikore, ku edhe po përgatiten këngët.

Dafina Zeqiri (Foto: Instagram)

Në fotografinë e parë të publikuar me 1.7 milion njerëzit, Zeqiri shfaqet me reperin Elinel me të cilin ka edhe një bashkëpunim.

Lexo po ashtu Dafina zbulon listën e këngëve të albumit “Dafinë Moj”, spikatin duetet me nënën e saj dhe Tunën

Në imazhin e dytë ka shfaqur producentin Rzon dhe artisten Tuna Sejdi, me të cilën po ashtu do të sjellë një projekt.

Dafina Zeqiri (Foto: Instagram)

Veç tyre, Dafina ka duete edhe me artistët si: Lumi B, MC Kresha, Buta, DJ Geek dhe një të veçantë me të ëmën, Melihate Zeqirin.

Sidoqoftë, akoma nuk ka një datë të saktë të lansimit të albumit të plotë. /Telegrafi/