Telegrafi

Në Pellagoni kërkohet subvencionim i energjisë elektrike

Komunat e Pellagonisë e shohin shpëtimin nga ndotja e ajrit përmes lirimit të çmimit të rrymës elektrike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kërkohet zgjidhje ligjore për subvencionim të energjisë elektrike. Dragan Veljanov nga Nisma Qytetare thotë se një kërkesë e këtillë është dërguar te institucionet e pushtetit qendror.

Sipas tij, nisma të këtilla ka edhe në vendet më të përparuara të rajonit. Ai bën të ditur se kanë filluar të përgatitin dokumentacionet e nevojshme për një kërkesë të këtillë./Telegrafi/