Në fshatin Vitomiricë të Pejë dje është arrestuar një person i dyshuar, pasi i njëjti kishte ther me thikë vëllain, pas një zënke me të.
Zënka, sipas Policisë së Kosovës, ka nisur rreth rregullimit të kopshtit të shtëpisë, kur ai e kishte sulmuar fizikisht vëllain duke e goditur me një mjet të mprehtë.
Viktima është dërguar në tretman mjekësor, kurse i dyshuari me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/
Foto: Ilustrim