Telegrafi

Në Parallovë digjet vetura, nga e cila dyshohet se është shtënë në automjetin me para të Besa Security

Ilustrim

Një veturë është  djegur sot në fshatin Parallovë të Komunës së Artanës, nga e cila dyshohet se është shtënë në automjetin e kompanisë Besa Security, i cili po transportonte paratë e bankave.

Burime të Telegrafit bëjnë të ditur se sot rreth orës 16:00 në fshatin Parallovë mbrapa pompës së derivateve është gjetur një veturë duke u djegur.

Lexo po ashtu Në rrugën Prishtinë - Gjilan, sulmohet me armë zjarri automjeti që po transportonte paratë e bankave

Dyshohet se vetura që është djegur të jetë drejtuar nga personat e përfshirë në një grabitje, ku të dyshuarit kanë shtënë me armë në automjetin e Besa Security, në magjistralen Prishtinë-Gjilan, i cili po transprtonte paratë e bankave. /Telegrafi/