Site icon Telegrafi

Në parkingun e një marketi në Prishtinë, në një veturë vidhen gjësende e dokumente personale

Foto: Ilustrim

Një shtetas i huaj ka njoftuar policinë se në parkingun e një market i është thyer vetura e tij dhe prej aty është vjedhur një çantë dore në të cilën kishte dokumente personale, tri kartela bankare dhe dy palë çelësa (të banesës dhe zyrës).

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 18:30 në rrugën “Lidhja e Pejës”, në Prishtinë.

Tutje bëhet e ditur se nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa rasti është në hetime.

“Ankuesi shtetas i huaj, ka njoftuar policinë se në parkingun e një maketi i është thyer vetura e tij private dhe prej aty është vjedhur një çantë dore në të cilën kishte dokumente personale, tri kartela bankare dhe dy palë çelësa (të banesës dhe zyrës). Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Exit mobile version