Presidenti amerikan Donald Trump i është përgjigjur në mënyrë të ashpër homologut të tij francez, pasi ky i fundit kishte propozuar formimin e një “ushtrie të vërtetë evropiane”.
Siç është raportuar, Emmanuel Macron kishte sugjeruar formimin e një ushtrie evropiane, me të cilën siç kishte thënë ai, Evropa do të mbrohej nga SHBA-të, Kina dhe Rusia.
“Por ishte Gjermania në Luftërat Botërore, të Parën dhe të Dytën – Si funksionoi kjo për Francën? Ata filluan të mësonin gjuhën gjermane në Paris, para se SHBA të ndërhynte. Paguani për NATO-n ose jo!”, ka shkruar Trump në Twitter, përcjell Telegrafi.
Emmanuel Macron suggests building its own army to protect Europe against the U.S., China and Russia. But it was Germany in World Wars One & Two – How did that work out for France? They were starting to learn German in Paris before the U.S. came along. Pay for NATO or not!
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) November 13, 2018
Trump ka kritikuar shpesh nivelin e kontributeve të anëtarëve në NATO, duke thënë se këto gjithmonë kanë qenë “qesharake dhe të padrejta” ndaj SHBA-ve.
Gjithsesi, vërejtjet e tij nuk kanë mbetur pa reagime.
Guy Verhofstadt, aleat i Macron dhe Koordinatori i Brexit i Parlamentit të BE, i cili shkroi: “Ajo që Trump nuk duket të kuptojë është se pa paratë franceze, SHBA nuk do të ekzistonte pasi Franca financoi revolucionin amerikan. Ata madje ju dhanë Statujën e Lirisë për të festuar këtë!”
Megjithatë, Trump gjithashtu kërcënoi për tarifat e verës kundër Francës.
“Për tregtinë, Franca bën verë të shkëlqyeshme, por po kështu edhe SHBA-të. Problemi është se Franca e bën shumë të vështirë për Shtetet e Bashkuara të shesin verërat e tyre në Francë dhe i ngarkon me tarifa të mëdha, ndërsa SHBA e bën të lehtë për verërat franceze. Kjo nuk është e drejtë, duhet të ndryshojë!”, ka shkruar Trump. /Telegrafi/