Këngëtari Robert Berisha ka qenë i ftuar së fundmi në një nga kronikat e emisionit “Prive”.
Ai ka rrëfyer 10 detaje të publiku nuk i ka ditur për të.
Njëra ndër ngjarjet më interesante që këngëtari e tregoi ishte fakti se një kohë është mbajtur në paraburgim pa faj.
Krejt kjo kishte ndodhur për shkak të një aksidenti të pësuar gjatë kohe sa po kthehej nga një mbrëmje e studentëve në Ohër.
Ai aksidentalisht ishte përplasur me një motorist, i cili është kishte arritur që për fatin e mirë të shpëtonte.
E nga gjithë kjo ngjarje, policia e Maqedonisë e kishte mbajtur në paraburgim për pak kohë, derisa më pas e kishin liruar në gjendje të rregullt. /Telegrafi/