Këngëtarja e njohur Dhurata Dora ka publikuar së fundmi bashkëpunimin e saj më të ri me Soolking.
“Zemër” mban titullin këga e tyre e re, e cila është punuar nga producenti Big Bang.
Kjo këngë është pritur mirë nga publiku që në orët e para të publikimit, dhe kjo vërehet nga shifrat e larta të klikimeve që ka marrë në YouTube.
Ende pa u mbushur 24 orë nga lansimi i saj, “Zemër” ka marrë mbi 1.7 milion klikime në YouTube.
Klipi i këngës është gjithashtu mjaft i veçantë, dhe në të Dhurata shfaqet me një performancë mjaft atraktive.
Ana vizuale e projektit i është besuar MAX Production, teksa ky projekt muzikor shënon bashkëpunimin e parë të Dhuratës me një emër të huaj. /Telegrafi/