Telegrafi

Në orën e mësimit të profesorit Lulzim Paci, nxënësit bëjnë ‘akrobacione’

Profesori Lulzim Paci, ditë më parë mori vëmendjen e publikut pas publikimit të një video në rrjetin social Tik Tok, duke vallëzuar.

Për këtë ai u linçua në rrjetet sociale, përfshirë deputeten e Vetëvendosjes, Fjolla Ujkani, e cila kërkoi që Komuna e Vushtrrisë ta suspendojë nga puna.

E në mbrojtje të tij dolën shumë qytetarë, përfshirë figura të njohura të artit e showbizit.

Pas tërë kësaj, të hënën ka qarkulluar një video-incizim në rrjetet sociale, ku shihen nxënës duke bërë akrobacione në orën e profesorit Lulzim Paci.

Sipas videos, nxënësit e Gjimanzit “Eqrem Çabej” shihen duke bërë veprime të pazakonshme në një orë mësimi, teksa profesori Paci ishte i ulur në tavolinën e tij.

Videoja nuk dihet kur është bërë, porse tani është shpërndarë./Telegrafi/