Site icon Telegrafi

Në Ohër u mbajt seminar trajnues për mbijetesë dhe shpëtim në natyrë

Lidhja e vëzhguesve të Maqedonisë (LVM) në bashkëpunim me Drejtorinë për mbrojte dhe shpëtim këto ditë në Ohër organizuan seminar trajnues për mbijetesë dhe shpëtim në natyrë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në trajnimet e mbajtura me mbështetje të Nismës për përgatitje për katastrofa dhe parandalime të Evropës Juglindore, morën pjesë 18 pjesëmarrës nga Maqedonia, Serbia, Mali i zi, Bosnja e Hercegovina, Kroacia, Bullgaria, Shqipëria, Sllovenia dhe Turqia.

Punëtori interaktive dhe trajnime u mbajtën në disa lokacione të qytetit të Ohrit, në drejtim të shkëmbit të pëvojave dhe njohurive të sferës së kërkimit, mbijetesës dhe shpëtimit në male dhe terene të vështira./Telegrafi/

Exit mobile version