Site icon Telegrafi

Në Ohër mbahet konferenca rajonale iProceeds

Ambasadori i BE-së në Shkup, Aivo Orav, ministri i punëve të brendshme, Mitko Çavkov dhe prokurori publik, Marko Zvërlevski, sot në ohër do të hapin konferencën iProceeds të BE-së, Këshillit të Evropës (KiE) për Evropën Juglindore dhe Turqia, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Rreth 80 përfaqësues të gjykatave penale, ekspertë të krimit kompjuterik dhe përfaqësues të institucioneve financiare, do të diskutojnë për hapat konkret që duhet të ndërmerren, për një bashkëpunim më të fuqishëm publik/privat ndërkombëtarë, për përmirësimin e hetimeve financiare dhe bashkëfinancimin e kontributeve nga krimi online.

Ky projekt është inicuar në kuadër të Instrumentit të ndihmës së paraanëtarësimit (INP), që ka filluar më 1 janar të këtij viti dhe i përfshin Shqipërinë, Bosnjën e Hercegovinën, Malin e Zi, Serbinë, Maqedoninë, Kosovën dhe Turqinë./Telegrafi/

Exit mobile version