Telegrafi

Në Ohër mbahen ditë të hapura të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari

Agjencia për ushqim dhe veterinari (AUV) organizon në Ohër ditë të hapura për kompanitë dhe qytetarët e rajonit të Ohrit dhe Strugës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Të interesuarit mund të takohen me përfaqësues të AUV-së, për t’u njohur me përgjegjësitë dhe punët e këtij institucioni.

Gjithashtu, të interesuarit do të mund të fitojnë këshlla profesionale në realizimin e të drejtave në sferën e cilësisë së ushqimit dhe ushqimit për kafshët, kujdesin për shëndetin dhe gjendjen shëndetësore të kafshëve, etj./Telegrafi/